Berisha në Torino

Futboll

Berisha në Torino

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:10
Berisha në Torino

Klubi torinez ka njoftuar pak më parrë arritjen e marrëveshjes 3-vjeçare me ish-portierin e SPAL dhe portierin e përfaqësueses shqiptare.

Tashmë është zyrtare, Etrit Berisha është portieri i Torinos. Lajmi është publikuar nga vetë klubi torinez në faqen e tij zyrtare.

Portieri kuqezi bëri vizitat mjekësore dy ditë më pare, pikërisht më 1 korrik, ndërsa mëngjesin e sotëm duket se ka firmosur një kontratë 3-vjecare.

Klubi i Futbollit të Torinos është i kënaqur që t’ju informojë se ka blerë portierin e SPAL, Etrit Berishën. Portieri ka firmosur një kontrat 3-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat