Ulpiana prezanton trajnerin e ri

Futboll

Ulpiana prezanton trajnerin e ri

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:10
Ulpiana prezanton trajnerin e ri

Skuadra e Ulpianës ka prezantuar trajnerin e ri.

Në stolin e “Qytetarëve” do të ulët Edlir Tetova. Ish-ndihëstrajneri i Tiranës ka firmosur kontratë një vjeçare deri në vitin 2022. Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një konference për media.

“Kur keni një skuadër me cilësi dhe talentë, ne do të përpiqemi t’i bëjmë tifozët krenarë. Është një kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm të jem këtu”, ishin fjalët e para të tij, përcjell Ulpianapress

Kujtojmë që tekniku 38-vjeçar gjatë karrierës së tij të begatshme figurojnë edhe kupa e Shqipërisë me Teuten në vitin 2000 si dhe kampion me Elbasanin ne vitin 2005-06.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat