Mourinho: Do të jetë një ndeshje e vështirë për Anglinë

Futboll

Mourinho: Do të jetë një ndeshje e vështirë për Anglinë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:05
Mourinho: Do të jetë një ndeshje e vështirë për Anglinë

Në një intervistë për “TalkSport”, Jose Mourinho analizoi gjysmëfinalen Angli-Danimarkë duke paralajmëruar “3 Luanët” të kenë kujdës nga nordikët.

Murinjo u shpreh se Danimarka ka gjetur një mënyrë lojë mjaft të mirë dhe se rasti i Eriksen i ka bërë dhe më të fortë  psikologjikisht.

“Sigurisht që ishte një performancë e mire e Anglisë ashtu siç e prisja. Danimarka është solide. Kanë gjetur një mënyrë loje ndryshe nga ajo që e nisën Europianin.

Filluan me Eriksenin si numër 10-të dhe katër mbrojtës mbrapa. Tani po luajnë me 3 mbrojtës dhe ka lojtarë të mirë që luajnë në ligat më me shumë përvojë.

Me gjithë atë që i ndodhi Eriksenit, futbollistet danez duket se janë të fortë emocionalisht.

Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë për Anglinë, pavarësisht se luajnë mirë dhe në shtëpi”, tha Muurinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat