Sampdoria gjen trajnerin e ri

Futboll

Sampdoria gjen trajnerin e ri

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:06
Sampdoria gjen trajnerin e ri

Pas vendimit të Claudio Ranierit për të mos rinovuar kontratën me Sampdorian, klubi ligur ka gjetur menjëherë pasuesin e tij, pasi ka vendosur t’ia besojë pankinën ish trajnerit të Parmës, Roberto D’Aversa.

Ky i fundit ka firmosur një kontratë dy vjeçare me Sampin, teksa lajmin e ka dhënë vetë klubi gjenovez në faqen zyrtare, ku i uron trajnerit mirëseardhjen edhe në emër të presidentit Massimo Ferrero.

Roberto D’Aversa bëri një punë mjaft të mirë te Parma, të cilën e mori në Serinë D dhe duke ngjitur nga një kategori për çdo vit, e riktheu në elitë, ku edhe e mbajti për dy sezone me një përfaqësim vërtetë dinjitoz.

Sezonin e fundit D’Aversa e nisi si i papunë dhe u rikthye sërish te Parma, por këtë herë pa ia dalë të mbajë skuadrën në elitën e futbollit italian.

Tani tekniku do të nisë një eksperiencë të re me Sampdorian, ku do të synojë jo vetëm arritjen e mbijetesës, por edhe një përfaqësim sa më dinjitoz në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat