Josa: Përqindja më e madhe i jepet Anglisë

Futboll

Josa: Përqindja më e madhe i jepet Anglisë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:15
Josa: Përqindja më e madhe i jepet Anglisë

I ftuar në emisonin “EUROMANIA” të moderatores Dajlana Sejdia në “News 24”, trajneri i njohur Mirel Josa analizoi Italinë dhe Anglinë duke dhënë dhe një opinion se cilën skuadër shikon si favoritë ndërmjet këtyre dyjave.

“Përqindja më e madhe i jepet Anglisë. Mendimi është që mos të bëjmë llogari për Italinë dhe Anglinë. Duhen kapur veç e veç skuadrat, Anglia ka diçka më shumë në skuadër. Ka dëshirën më të madhe. Italia po na jep atë figurën e skuadrës pasi e pamë dhe me përcjelljen e Spinacolën. Problem i trajnerit është a do të jetë i aftë ta zëvendësoje Spinacolën. Mendoj se do e ndërrojë kokë më kokë me Emerson Palmeririn.

Italia ka dhënë paraqitje të mirë të posedimit të topit. Italia me Spanjën i ka pasur punët mirë me Spanjën gjatë gjithë historisë. Në 2012 ishin dy skuadra të ndryshme. Spanja ishte skuadër që po lulëzonte për sa i përket sukseseve që kishte.

Në fillim të Europianit nuk e kam quajtur faktorin fushë sepse pandemia e shoi rëndësinë e tifozëve. Ndeshjet janë luajtur me një numër jo të plotë tifozësh pasi nuk ka pasur organizim të mirëfilltë. Është pozitivitet që skuadrat kanë qendrën e vet të grumbullimit, Italia dhe Anglia kanë të njëjtën teknikë stërvitje.

Me lojtarët duhet të thuash mendimet se si i percepton ndeshjet, është e lehtë tu heqësh mendjen nga finalja pasi nuk ka finale pa kaluar gjysmëfinalen. Duhet respektuar dhe kundërshtari pasi Italia do të përballet me Spanjën dhe nuk është e lehtë. Më e ekuilibruar është Itali-Spanjë sesa Danimarke-Angli”, tha Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat