Ferizaj fillon përgatitjet 

Futboll

Ferizaj fillon përgatitjet 

Nga: K.G. Më: 4 korrik 2021 Në ora: 17:34
Ferizaj fillon përgatitjet 

Ferizaj edhe zyrtarisht fillon përgatitjet nga dita e nesërme,

Në njoftimin e klubit bëhet e ditur se janë testuar të gjithë futbollistët dhe sipas tyre, janë përzgjedhur se cilët do të janë pjesë e klubit për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.

 “Po fillojmë...

Skuadra jonë  ka përfunduar faza e vëzhgimit dhe testimit të disa lojtarëve që aktualisht kanë qenë pjesë e FC Ferizajt si dhe atyre lojtarëve që kanë shprehur dëshirën për t’u angazhuar në Klubin tonë  e cila zgjati plot një javë.

Shtabi Teknik tani më ka bërë perzgjedhjen e ngushte dhe është në përfundim të listës përfundimtare për të filluar nesër (5 Korrik) zyrtarishẗ përgatitjet për vitin garues 2021/2022.

Takimi me lojtarët  është në ora 17;00, ndërsa stërvitjet fillojnë në ora 18.00 ne stadiumin e Qytetit ne Ferizaj me Bari Sintetike.

Drejtori sportiv i klubit, Agron Selmani iu uron Shtabit Teknik  dhe lojtarëve te përzgjedhur, fat dhe shumë suksese me klubin tonë”, njofton Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat