Sancak: Kemi arritur një marrëveshje me Balotellin

Futboll

Sancak: Kemi arritur një marrëveshje me Balotellin

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 19:31
Sancak: Kemi arritur një marrëveshje me Balotellin

Adana Demirspor, klubi i sapo promovuar në elitën e futbollit turk, kërkon të fuqizohet dhe qershia mbi tortë në sulm mund të jetë Mario Balotelli.

Konfirmimi vjen direkt nga presidenti i klubit turk Murat Sancak i cili foli për mikrofonat e A Spor:

“Ne pothuajse kemi arritur një marrëveshje me Balotelli, le të themi që jemi në 85% të operacionit të kryer.

Mario na tha që dëshiron të vijë tek ne, ai do të vijë në Turqi javën tjetër.

Nëse gjejmë një marrëveshje atëherë ai do të veshë fanellën tonë.

Ai dëshiron të jetë i suksesshëm me ne për të shkuar në Kupën e Botës në Katar me Italinë”

Balotelli sezonin e shkuar luajti te Monza në Serie B dhe nuk është se shkëlqeu por pati një kampionat me luhatje mes dëmtimeve dhe rendimentit jo edhe aq të shkëlqyeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat