Ia ndalojnë...

Futboll

Ia ndalojnë...

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 13:37
Mohamed Salah

Liverpooli e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Egjiptit se nuk do ta lëshojë Mohamed Salahun t’i bashkohet ekipit kombëtar egjiptian për të marrë pjesë në turneun e futbollit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Sipas kryetarit të Federatës së Egjiptit, Ahmed Megahed, Salah ishte i etur për ta përfaqësuar kombin e vet në Tokio këtë verë, por nuk u lejua nga klubi i tij.

Klubet nuk janë te detyruara t’i lëshojnë lojtarët e vet për të marrë pjesë në turneun e futbollit në Lojërat Olimpike, sepse kjo garë nuk është zyrtarisht e pranuar në kalendarin e ndeshjeve të FIFA-s.

Lojërat Olimpike në Tokio do të zhvillohen nga 22 qershori deri më 7 gusht, një javë para se të nisë sezoni i ri në Premierligë.

Prandaj Liverpooli e njoftoi federatën egjiptiane se nuk do ta lejojë Salahun të marrë pjesë në atë garë.

“Ne i filluam bisedimet me ta para shumë kohësh sepse Salahu shprehu dëshirën për të luajtur në Lojërat Olimpike, por Liverpooli nuk ishte i qartë”, tha Megahed për BBC.

“E dija se në qershor ata nuk do ta lejonin atë. sidoqoftë, ne e respektojmë vendimin e tyre”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat