Kryetrajneri i Prishtinës: Nuk kemi ardhur me flamur të bardhë

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Nuk kemi ardhur me flamur të bardhë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 14:14
Kryetrajneri i Prishtinës: Nuk kemi ardhur me flamur të bardhë

Kryetrajneri, Zekirija Ramadani, ka mbajtur konferencë shtypi para gazetarëve hungarez.

Nuk munguan asnjë prej medieve kryesore hungareze, ndërsa nga pyetjet dukej se ishin mjaft të informuar për skuadrën tonë.

"E kemi analizuar Ferencvaroshin, e dimë çfarë kundërshtari i fortë është. Ia dimë pikat e forta", tha Ramadani.

Ndërsa, Ramadani ka theksuar se skuadra vendase e Ferencvarosh është favorit absolut para përballjes së sotme (18.00).

"Por, ne nuk kemi ardhur me flamur të bardhë, kam besim të plotë në futbollistët e mi, duke besuar shumë në rezultat pozitiv, duke u bazuar që rivalët e sotëm kanë një trajner të ri duke shpresuar që mos të ketë arritur ende të harmonizohet ekipi dhe ai ndërmjet veti", theksoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat