Ronaldo e mbaroi sezonin me 30 gola në Serie A

Futboll

Ronaldo e mbaroi sezonin me 30 gola në Serie A

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:26
Ronaldo e mbaroi sezonin me 30 gola në Serie A

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka thënë se nuk është aspak e thjeshtë ta menaxhosh Cristiano Ronaldon, të cilin e pati nën urdhrat e veta gjatë kohës së kaluar në krye të Juventusit.

Sarri e kishte zëvendësuar Massimiliano Allegrin në postin e trajnerit të Juventusit në verën e vitit 2019 dhe, megjithëse e fitoi titullin në Serie A, ai u shkarkua menjëherë pasi skuadra u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes kundër Lyonit në 1/8 e finales.

Ronaldo e mbaroi sezonin me 30 gola në Serie A – më së shumti gjatë kohës së tij në Itali – dhe Sarri tregoi se nuk e kishte të lehtë ta menaxhonte portugezin, pavarësisht statistikave mbresëlënëse të tij.

“Nuk është e thjeshtë ta menaxhosh Ronaldon, nga çdo pikëpamje”, tha Sarri për Sport Italia.

“Ai është sikur një kompani shumëkombëshe, ka interesa personale të cilat patjetër duhet të përkojnë me futbollin. Interesat e tij janë përtej normales, përtej ekipit apo klubit. Unë jam trajner jo menaxher. Megjithatë, Ronaldo flet me numra në fund të vitit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat