Mesfushori dëshiron të largohet

Futboll

Mesfushori dëshiron të largohet

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:46
Mesfushori dëshiron të largohet

Liverpool ka bërë progres në javët e fundit duke tejkaluar Bayernin dhe Chelsean për të marrë lojtarin e Atlético de Madrid, Saul Níguez.

Mesfushori dëshiron të largohet nga ekipi i “rojiblanco” dhe megjithëse po i afrohej Bundesligës, propozimi i Reds po e josh atë.

Për Klöpp është e rëndësishme të gjej një mesfushor të nivelit të lartë për të zëvendësuar Giorginio Wijnaldum, dhe opsioni që i përshtatet është Saul, përveç që garanton një kontratë e ngjashme për sa i përket kohëzgjatjes, deri në verën e vitit 2026.

Ardhja e De Paul te Atlético nuk bën asgjë më shumë sesa sinjalizon derën e daljes për Saúl, i cili, duke qenë një njeri i paprekshëm për Simeone, është tani një nga pjesët e hedhura në treg për të marrë përfitim.

Liverpool do të mendonte të ofronte 50 milion €, një shifër që mund t’i përshtatej Atléticos dhe që padyshim do të ishte një nga lëvizjet më të mira të kësaj merkatoje verore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat