Shkëndija zhgënjen në Champions League

Futboll

Shkëndija zhgënjen në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2021 Në ora: 21:56
Shkëndija zhgënjen në Champions League

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova, zhgënjeu në stadiumi “Arena Toshe Proeski” në Shkupi.

Kuqezinjtë pësuan humbje me rezultat 1:0 nga skuadra sllovene Mura, në takimin e parë të eliminatorëve të Champions League. 
Mura kthehet me fitore të madhe, që është një përparësi e madhe për ballafaqimin e kthimit në Slloveni. 

Mysafirët siguruan fitoren në minutën e 28-të, kur mbrojtësi Krivak shkakton penallti. Bobiçaneç nga penalltia u tregua i saktë. 

Në minutën e 45-+2, Besart Ibraimi, shpërdoron rastin më të mirë.  Ai nge penalltia gjuan jashtë shtyllës së majtë. 

Shkëndijën e pret punë e vështirë në sfidën e kthimit pas një jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat