Trajneri i skuadrës sllovene pas fitores ndaj Shkëndijes: Asgjë nuk ka mbaruar

Futboll

Trajneri i skuadrës sllovene pas fitores ndaj Shkëndijes: Asgjë nuk ka mbaruar

Nga: K.Goca Më: 6 korrik 2021 Në ora: 22:35
Trajneri i skuadrës sllovene pas fitores ndaj Shkëndijes: Asgjë nuk ka mbaruar

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova, kampion i Maqedonisë së Veriut, nuk i nisi mirë kualifikimet në Champions League, e cila sonte në Shkup mposhtet me rezultat 1:0 nga Mura e Sllovenisë. 

Trajneri i skuadrës sllovene, Ante Shimundzha, është shumë i kënaqur me rezultatin 0:1, por thotë se asgjë nuk ka mbaruar.

"Ne ishim pragmatikë në këtë ndeshje. 

Ne fituam, por kjo nuk mjafton që ne të kalojmë. Pas ndeshjes së parë, asgjë nuk ka mbaruar.

Ka edhe një ndeshje tjetër, Shkendija ka cilësi. Unë mendoj se Obradoviç dëshmoi se është portieri më i mirë në Slloveni, por ai nuk është arsyeja e vetme pse fituam sonte. Ne kishim një rast për ta rritur atë në 0:2", - tha Shimundzha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat