U largua nga Drenica pas 18 viteve, kjo është skuadra e re e Azem Bejtës

Futboll

U largua nga Drenica pas 18 viteve, kjo është skuadra e re e Azem Bejtës

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:32
Azem Bejta

Azem Bejta është njëri ndër mbrojtësit më të dalluar në futbollin.

Ai për 18 vite ka mbrojtur stemën e Drenicës, duke zhvilluar paraqitje fantastike e poashtu duke e udhëhequr këtë skuadër pas largimit të Sami Gecit.

Megjithatë, tashmë historisë së tij me klubin nga Skenderaj i erdhi fundi dhe tashmë ai është bërë me skuadër të re.

Media ka mësuar nga burime pranë klubit se ai tashmë ka arritur marrëveshje me skaudrën e Malishevës dhe mungon vetëm zyrtarizimi nga të dyja palët.

Bejta do t’i mbrojë ngjyrat e kësaj skuadre në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat