Ademi shkëlqen me dy gola, Kastrati asiston, Dinamo e Zagrebit fiton ngushtë 

Futboll

Ademi shkëlqen me dy gola, Kastrati asiston, Dinamo e Zagrebit fiton ngushtë 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2021 Në ora: 20:57
Ademi shkëlqen me dy gola, Kastrati asiston, Dinamo e Zagrebit fiton ngushtë 

Kapiteni Arijan Ademi shkëlqeu në fanellën e Dinamos nga Zagrebi, e cila në "Maksimir" i shkaktoi humbje minimale me rezultat 3:2 Valur-it nga Islanda. 

Futbollisti Ademi shënoi në minutën e 8-të e 72-të, por dështoi nga penalltia në minutën e 81-të. 

Majer shënoi golin tjetër por nga penalltia në minutën e 41-të. Për mysafirët realizuan Sigurdsson (88') e Adolphsson (90').

Ademi u paraqit standard, ndërsa reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati nga minuta e 59-të.

Kastrati asistoi në golin e dytë të Ademit në minutën e 72-të. Dinamo synon kalimin në rrethin e dytë eliminator të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat