Ramos prezantohet si lojtar i PSG

Futboll

Ramos prezantohet si lojtar i PSG

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:34
Ramos prezantohet si lojtar i PSG

Sergio Ramos i është bashkuar Paris Saint-Germainit, në një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta mbajë atë në Paris deri më 2023, njofton klubi.

PSG-ja njoftoi të enjten se qendërmbrojtësi spanjoll i është bashkuar asaj, pas një marrëveshje deri në vitin 2023.

Ramos iu bashkua gjigantit parisien si lojtar i lirë, pasi kontrata me Real Madridin i kishte mbaruar më 1 korrik.

“PSG-ja njofton me kënaqësi se ardhjen e Sergio Ramosit. Qendërmbrojtësi spanjoll ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare, që do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat