Nuza: Vendime të vështira për mua dhe ekipin e gjyqtarëve 

Futboll

Nuza: Vendime të vështira për mua dhe ekipin e gjyqtarëve 

Nga: K.G. Më: 8 korrik 2021 Në ora: 12:10
Nuza: Vendime të vështira për mua dhe ekipin e gjyqtarëve 

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Genc Nuza, ndau drejtësinë me sukses në ndeshjen mes Dinamos nga Zagrebi dhe Valur nga Islanda, në kuadër të rrethit të parë eliminator të Champions League. 

Dinamovitët shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Valur, duke iu falënderuar edhe dy golave të kapitenit Arijan Ademi.

Një përvojë e mirë për gjyqtarin Nuza që referoi në stadiumin e famshëm “Maksimir”.   

“Përfunduam një tjetër eksperiencë të jashtëzakonshme me sukses në një ndeshje me rëndësi, me shumë gola dhe vendime të vështira për mua dhe ekipin e gjyqtarëve.

Një falënderim për të gjithë ata që na mbështetën”, ka shkruar Nuza në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat