Kombëtarja angleze e ka shkruar tashmë historinë

Futboll

Kombëtarja angleze e ka shkruar tashmë historinë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:51
Kombëtarja angleze e ka shkruar tashmë historinë

“Tre Luanët” u kualifikuan në finale të Kampionatit Evropian pas 55 vjetësh pritjeje. Ata do të luajnë për herë të dytë në finale, në tentimin e parë kishin dështuar ndaj Gjermanisë Perëndimore

Kombëtarja angleze e ka shkruar tashmë historinë. “Tre Luanët” e siguruan kualifikimin në finale të Kampionatit Evropian për herë të dytë në histori të tyre. Pas 55 vjetësh pritjeje, anglezët e prekën finalen e “Euro 2020” pas fitores që e regjistruan ndaj Danimarkës mbrëmë.

Herën e fundit kur kishin shkuar në finale, ata kishin humbur nga Gjermania Perëndimore në vitin 1966 pas vazhdimeve. Ata ishin afër, duke shkuar deri në gjysmëfinale edhe në Botërorët 1990 e 2018, por kishin humbur në penallti. Sidoqoftë, epoka e të rinjve të Anglisë e tregoi veten në këtë Evropian.

Ata i fituan gjashtë ndeshje dhe tash e shohin veten para sfidës kryesore, ndaj Italisë të dielën në “Wembley”. Madje, anglezët nuk e kishin pësuar asnjë gol deri mbrëmë, kur i shënoi Danimarka me Mikkel Damsgaard. Paraprakisht, në të tetën e finales e eliminuan Gjermaninë e në çerekfinale Ukrainën.

E në fazën e grupeve e kishin mundur Kroacinë dhe Republikën Çeke dhe kishin barazuar me Skocinë. Tash, djelmoshat e Gareth Southgate janë të uritur për ta fituar edhe finalen, të cilën do ta luajnë në shtëpi. Për ta arritur këtë, duhet ta mposhtin ekipin që s’di se çka është humbja qe 33 ndeshje, Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat