Verratti ndez finalen

Futboll

Verratti ndez finalen

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:41
Verratti ndez finalen

Italia dhe Anglia janë dy skuadrat finaliste të Kampionatit Europian teksa do të ndeshen me njëra-tjetrën ditën e diel në datën 11 korrik.

Në prag të sfidë, mesfushori italian Marko Verrati ka ndezur sfidën duke thumbuar Anglinë për sfidën e djeshme ndaj Anglisë. Mesfushori i PSG-së u shpreh se ndaj ‘’3 Luanëve’’ u dha një penallti bujare pasi në të vërtet nuk ishte.

“E pamë të gjithë ndeshjen e Anglisë dhe Danimarkës dhe nëse do të kisha qenë arbitër nuk do ta kisha dhënë penalltinë. Unë mendoj se ishte një penallti “bujare”, por janë pjesë e futbollit dhe mund të ndodhin.

Sidoqoftë, në sfidën e të dielës mendojmë se do të zgjidhet një gjyqtar i shkëlqyeshëm, një i mësuar me Ligën e Kampionëve dhe ndeshje të rëndësishme dhe që nuk e lë veten të ndikohet, kështu që nuk kemi frikë për këtë”, tha Verratti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat