Një komentues boshnjak, ia kujton Kujtim Shalës një rast në Nish të Serbisë

Futboll

Një komentues boshnjak, ia kujton Kujtim Shalës një rast në Nish të Serbisë

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2021 Në ora: 19:09
Një komentues boshnjak, ia kujton Kujtim Shalës një rast në Nish të Serbisë

Kujtim Shala, legjenda e futbollit të Kosovës, si gjithmonë është në zemra e dashamirëve sportivë, sidomos të gjeneratës së vjetër, ku edhe sot i kujtojnë ndeshjet dhe trimërinë e tij që e tregonte në stadiumet nëpër Serbi!

Një komentues boshnjak, Senad Mujaxhiq, tifoz i zjarrtë i viteve të 80-ta, ia kujton Kujtim Shalës një rast në Nish të Serbisë, në terrenin e nxehtë, kur Dinamo e Zagrebit u ballafaqua me Radniçkin (viti 1990). 

Shala luante për Dinamon dhe për një moment ngriti dy gishta lartë midis të stadiumit të Nishit, kjo i kishte elektrizuar serbët fortë e keq, po të kishin mundësi do ta ngrënin për së gjalli.

“Kujtim Shala - hero në Nish.

Një lojtar i shkëlqyeshëm, një njeri i madh që i donte tifozët dhe luante me zgjuarsi dhe zemër, faleminderit Shala, nuk do të harrojmë. Ta heqim kapelën”, ka komentuar mes të tjera Mujaxhiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat