Momente paniku për sulmuesin e njohur 28-vjeçar, testet zbulojnë...

Futboll

Momente paniku për sulmuesin e njohur 28-vjeçar, testet zbulojnë...

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 21:01
Momente paniku për sulmuesin e njohur 28-vjeçar, testet zbulojnë...

Momente paniku për Kuame Babakar. Ish-sulmuesi i Leçes, Fiorentinës dhe Sasuolos në Serinë A, tashmë pjesë e Alaniasporit në Turqi në formë huazimi nga Sasuolo, është ndjerë keq përpara një seance stërvitore gjatë ditëve të para të grumbullimit dhe është transferuar menjëherë në një klinikë private në Alania.

Nga kontrollet e kryera është zbuluar një problem në zemër (një spazëm kardiake).

Testet të tjera më të hollësishme do të kryhen në orët e ardhshme.

Ndërkohë menjëherë pas momentit të frikës, sulmuesi 28-vjeçar nuk ka nguruar të reagojë në “Instagram”, duke qetësuar disi tifozët: “Jam mirë, faleminderit të gjithëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat