Mediumi malazez “ngrit në qiell” yllin e Dritës: Iu shkaktoi shumë probleme futbollistëve të Deçiqit

Futboll

Mediumi malazez “ngrit në qiell” yllin e Dritës: Iu shkaktoi shumë probleme futbollistëve të Deçiqit

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 09:07
Arbnor Muja

Drita e ka nisur me fitore aventurën e re në kompeticionin e ri të UEFA-së, Liga e Konferencës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra e Ardian Nuhiut u përballë me Deçiqin e Tuzit.

Ndeshjen në fjalë e fituan gjilanasit me rezultat të ngushtë, 2:1.

Padyshim, futbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Arbnor Muja, përforcimi i ri i Dritës.

Për të ka “thurrur elozhe” edhe mediumi malazez, “Vijesti.me”.

Në artikullin pas ndeshjes së djeshme, ky medium shkruan:

“Ishte sikur futbollistët e Deçiqit mbetën pa frymë, ata humbën përqëndrimin. Arbnor Muja u shkaktoi atyre shumë probleme dhe futbollistët e Dritës u bën shumë presion”.

Ndryshe, Muja iu bashkua Dritës këtë verë nga Trepça ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat