Almir Kryeziu drejt skuadrës së madhe

Futboll

Almir Kryeziu drejt skuadrës së madhe

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 17:15
Almir Kryeziu

Anësori 22-vjeçar nga edicioni i ri do të jetë pjesë e Gjilanit.

Media merr vesh që kryetari i Arbërisë, Jahir Krasniqi ndodhet në takim me drejtuesit e Gjilanit për të vendosur detajet e fundit të këtij transferimi.

“Skifterat” duket se kanë fituar garën me Ballkanin për t’i siguruar shërbimet e këmbëshpejtit.

Kujtojmë se Kryeziu ishte njëri nga futbollistët më të dalluar te skuadra dobrajase gjatë sezonit të fundit dhe padyshim se do të jetë pjesë e rëndësishme te kuqebardhët, të cilët janë të etur për sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat