Demir në Barcelonë

Futboll

Demir në Barcelonë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 17:52
Demir

Sulmuesi i talentuar, i cili vlerësohet lartë në Austri, pritet ta tregon potencialin e tij në Kataloni

Barcelona ka arritur një marrëveshje me Rapid Vienna për sulmuesin tinejxher, Yusuf Demir që do të luajë në skuadrën B e ku fillimisht do ta marrë atë si të huazuar me opsion blerjen për 10 milionë euro.

Sulmuesi i talentuar do të largohet për në Kataloni në një marrëveshje për huazim që do t’i kushtojë Blaugranas 500 000 euro. Gjigantët e La Liga shpresojnë që i riu 18 vjeçar ta tregojë potencialin e tij, derisa ai mund të luajë edhe në krah derisa ai do të zhvillohet përmes akademisë së tyre të te rinjve.

“Yusuf Demir është një 18 vjeçar austriak i cili ka luajtur për skuadrën seniore të Rapidit për dy sezone, duke luajtur 31 ndeshje dhe shënuar gjashtë gola. Ai po ashtu ka luajtur për Kombëtaren seniore”, thuhet në ueb-faqen zyrtare të Barçës.

“Demir është një lojtar që gjuan me të majtën dhe mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit, kryesisht në krah dhe në mes. Ai mund të jetë i ri por ka luajtur në nivele të larta dhe di si të shënojë gola. Yusuf tashmë e di se si është të veshësh fanellën e blaugranas për shkak se këto ngjyra i ka edhe Rapidi. Ai është i dyti austriak që luan për ne pas të madhit Hans Krankl”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat