Trajneri i Anglisë: Ka vetëm një mënyrë për të luajtur finalet

Futboll

Trajneri i Anglisë: Ka vetëm një mënyrë për të luajtur finalet

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 22:09
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur për finalen e të dielës në mbrëmje kundër Italisë në një intervistë të dhënë për Sky Sports:

“Kemi bërë një udhëtim të bukur për vendin dhe kombëtaren tonë, por tani jemi në finale dhe finalet luhen me detyrimin për t’i fituar. Ambicia dhe bindja jonë është që të futemi në fushë për të ngritur kupën”.

Për Italinë:

“Italia është një skuadër që ka ndodhta rekordet më të mira në nivel europian. Janë një grup i mbushur me cilësi dhe kanë një trajner të madh: do të duhet të bëjmë kujdes”, ka thënë trajneri anglez.

“I kam ndjekur shumë në dy vitet e fundit. E di mirë punën që po bën Mancini dhe e di zhgënjimin që kanë provuar kur nuk janë kualifikuar në Botërorin e 2018-ës”.

Në lidhje me stilin e lojës së kundërshtarit:

“Kanë një organizim shumë të qartë dhe janë shumë të përgatitur taktikisht, siç janë gjithmonë skuadrat italiane, por kanë një stil të ndryshëm në krahasim me skuadrat italiane që kam parë në fëmijëri. Jam i bindur se në finale kanë shkuar dy skuadrat më të mira: do të fitojë ai që do të luajë më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat