“Euro 2020” me shumë gola të realizuar

Futboll

“Euro 2020” me shumë gola të realizuar

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 23:34
Ronaldo dhe Kane

Italia dhe Anglia përballen të dielën në kuadër të finales së “Euro 2020”.

Deri më tani janë zhvilluar gjithësej 50 ndeshje në këtë Kampionat Evropian.

Gjatë këtyre përballjeve janë realizuar në total 140 gola apo që i bie mesatarisht 2,8 gola të shënuar për ndeshje.

Ndeshjet që kanë prodhuar më së shumti gola janë Kroaci – Spanjë 3-5, Francë-Zvicër 3-3 dhe Portugali-Gjermani 2-4.

Futbollistët me më së shumti gola të shënuar janë Cristiano Ronaldo me 5 aq sa ka edhe Patrick Schick, ndërsa nga katër gola kanë shënuar Harry Kane, Karim Benzema, Romelu Lukaku.

Image

Spanja është skuadra që ka realizuar më së shumti gola 13 sosh, Italia dhe Danimarka kanë shënuar nga 12, ndërsa Anglia 10.

Image

Mbetet të shihet a do të jetë edhe finalja mes Italisë dhe Anglisë me shumë gola ashtu siç ishin shumica e ndeshjeve në këtë kompeticion deri më tani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat