Flet Handanovic: Pesë skuadra në garë për titullin e Serie A

Futboll

Flet Handanovic: Pesë skuadra në garë për titullin e Serie A

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 23:47
Handanovic

Skuadra e Interit ka filluar përgatitjet për fillimin e sezonit të ri 2021/22.

Kapiteni i Nerazzurëve Handanovic pret që sezoni i ardhshëm në Serie A të jetë shumë i ekuilibruar.

Sipas portierit pritet të jenë të paktën pesë skuadra në garë për ta fituar titullin kampion të Italisë.

“Ne u ndjemë mrekullueshëm pas fitimit të Scudettos, por kjo është në të kaluarën tani dhe ne kemi një titull për të mbrojtur, në atë që do të liga më e ekuilibruar e 10 sezoneve fundit”, tha ai.

“Unë shoh të paktën pesë skuadra favorite për titull, kaq shumë klube kanë trajnerë të rinj të rëndësishëm në krye. Do të jetë emocionuese, por ne jemi të fortë dhe mund të mbështetemi në cilësitë tona”, shtoi ai.

Gjiganti italian në sezonin e ri do të udhëhiqet nga një trajneri i ri, Simone Inzaghi.

“Ajo që mund të bëjmë ne si futbollist është të ndihmojmë trajnerin të përshtatet me ekipën dhe ne të gjithë mund të bëjmë më të mirën, çdo ditë”, përfundoi Samir Handanovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat