Qemail Elshani largimi i radhës nga Drenica, ja ku pritet të transferohet

Futboll

Qemail Elshani largimi i radhës nga Drenica, ja ku pritet të transferohet

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 09:37
Qemal Elshani

Ai këtë e bëri të ditur në Facebook, më anë të një postimi, duke falënderuar klubin.

“Me anë të këtij postimi dua t’iu njoftoj që më nuk do të jem pjesë e klubit futbollistik FC Drenica, dhe ditëve në vazhdim do t’iu njoftoj për skuadrën time të re”.

“Falënderoj të gjithë trajnerët që kam punuar në këto tre vitet e fundit tek FC Drenica, falënderim edhe për tifozërin Shqiponjat e zeza dhe gjithë njerëzit pasionant e dashamir të FC Drenicës”.

Gjatë ditës nga kjo skuadër u largua edhe portieri Arion Ymeri.

Elshani me gjasë do të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Feronikeli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat