Ky është më i shpejti

Futboll

Ky është më i shpejti

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 13:03
Loïc Négo

Kampionati Evropian ka befasuar me formën e disa futbollsitëve.

Sipas statistikave të publikuara nga Wolksvagen Mobility, lojtarët më të shpejtë të Kampionatit Evropian “Euro 2020” nuk janë ata që jemi mësuar të shohim në kampionate.

Në fakt, aktualisht janë gjashtë lojtarë që kanë arritur shpejtësinë mbi 33 km/h në këtë kampionat.

Vendin e parë e ndajnë dy lojtarë, Loic Nego i Hungarisë dhe Leonardo Spinazzola i Italisë duke lënë prapa emra si Coman, Rashford e James.

Top lojtarët më të shpejtë të “Euro 2020” janë:

33.8  km/h: Loïc Négo (Hungari)
33.8 km/h: Leonardo Spinazzola (Itali)
33.7 km/h: Kingsley Coman (Francë)
33.6 km/h: Cody Gakpo (Holandë)
33.5 km/h: Daniel James (Uells)
33.5 km/h: Marcus Rashford (Angli)

Ndërkohë në kuadër të gjysmëfinaleve, Immobile kishte arritur 31.7 km/h dhe Walker 32.0 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat