Një emër i madh zëvendëson presidentin e arrestuar

Futboll

Një emër i madh zëvendëson presidentin e arrestuar

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 13:13
Një emër i madh zëvendëson presidentin e arrestuar

Një emër i madh zëvendëson presidentin e arrestuar të Benfikas!

Arrestuar të mërkurën dhe i akuzuar për evazion fiskal dhe pastrim parash, presidenti i Benfica, Luis Filipe Vieira nuk është më numri një i “Shqiponjave”.

Përmes një deklarate për shtyp, Benfica bën të ditur se tani është Rui Costa ai që ka marrë frenat e klubit të Lisbonës.

“Klubi i Benfika informon se, sipas kushteve të parashikuara në statut dhe në bazë të komunikimit të bërë sot nga presidenti i bordit të drejtorëve, Luis Filipe Vieira, nënkryetari Rui Manuel Cesar Costa, me efekt të menjëhershëm merr presidencën e Benficas, sipas kushteve të paragrafit a të numrit 3 të nenit 61 të statutit të Klubit", njofton klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat