Këngëtari i njohur ndihmon Rahovecin

Futboll

Këngëtari i njohur ndihmon Rahovecin

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 14:37
Rahoveci

Këngëtari rahovecas, Labinot Rexha ka vendosur që të investojë në ekipin e vendlindjes së tij.

Siç njofton klubi i Rahovecit, Rexha ka marrë përsipër pagesën për lojtarin Mikea Avdillari, e i cili tashmë është nën menaxhimin e tij.

Rexha është drejtor/menaxher në klub, ndërsa synon të menaxhojë një tjetër lojtar.

Image

“Këngëtari ynë i mirënjohur pritet të jetë aset i çmuar, ndërsa shpresojmë që bashkëpunimi të jetë sa më jetëgjatë”, thuhet në njoftimin e KF Rahovecit.

Kujtojmë se “Vreshtarët” gjatë sezonit të fundit u promovuan në Ligën e Parë të Kosovës dhe në edicionin e ri garojnë në Grupin A, ku nuk do ta kenë aspak të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat