Kjo është më e reja për Granit Xhakën

Futboll

Kjo është më e reja për Granit Xhakën

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 20:16
Kjo është më e reja për Granit Xhakën

Granit Xhaka duket gjithnjë më afër Romës pasi vetë Jose Mourinho ka shprehur hapur interesin për mesfushorin shqiptar.

Por mesa duket bisedimet kanë ngecur në një pikë, atë të shumës që do të përfitojë Arsenali.

Ekziston dëshira e dy klubeve për këtë transferim dhe vetë vullneti i lojtarëve, por oferta zyrtare e Romës prej 15 milionë eurosh nuk është konsideruar si e kënaqshme nga Arsenali e cila pretendon të fitojë të paktën 20 milionë euro.

Diferenca duket e madhe dhe për momentin negocimet kanë ndaluar, por nuk përjashtohet përfshirja e ndonjë futbollisti tjetër në tratativa.

Granit Xhaka zhvilloi një Kampionat Europian fantastik me Zvicrën duke arritur deri në çerekfinale të kompeticionit aty ku u eliminuan nga Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat