Shqiptari në formë, shënon dy gola

Futboll

Shqiptari në formë, shënon dy gola

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 20:33
Shqiptari në formë, shënon dy gola

Pak ditë pas transferimit të tij tek skuadra austriake e Tirolit, sulmuesi i Kombëtares Xhakomo Vrioni po shkëlqen duke arritur të realizojë 4 gola në dy ndeshje.

Ditën e sotme, Vrioni ka realizuar një tjetër dopietë në miqësoren kundër skuadrës gjermane të Sandhauzenit.

Mjaftuan 5 minuta për 22-vjeçarin të realizonte dy gola të shpejtë në të 55-të dhe të 60-të. Vetëm pak ditë më parë, Vrioni realizoi dopietë në debutimin ndaj polakëve të Rakovit.

Sulmuesi i Kombëtares u transferua këtë verë drejt skuadrës austriake nga Juventusi me synim rritjen futbollistike dhe mesa duke po ja del mjaft mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat