Josa: Trofeu i ‘Topit të Artë’ varet totalisht nga finalja e EURO 2020

Futboll

Josa: Trofeu i ‘Topit të Artë’ varet totalisht nga finalja e EURO 2020

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:50
Josa: Trofeu i ‘Topit të Artë’ varet totalisht nga finalja e EURO 2020

I ftuar në emisionin “EUROMANIA” në “NEWS 24” me moderatoren Daljana Sejdia, ishte trajneri i mirënjohur Mirel Josa i cili analizon sfidën finale të mbrëmjes së sotme të EURO 2020, Itali-Angli:

“Trofeu i ‘Topit të Artë’ varet totalisht nga finalja e EURO 2020. Mesi ka shumë adhurues për ata që e votojnë në ‘Topin e Artë’ dhe gjithçka do të jetë e hapur për këtë trofe. Peticioni është një dëshirë e tifozëve dhe qeveria mund t’ia plotësojë. Duhet të ishte më e drejtë ndarja e tifozerive, sepse ka qenë e drejtë rrugëtimi i tyre në drejtim të finales.

Gjithçka varet nga natyra e trajerit. Në ndeshje të rëndësishme unë përveç anës ekonomike që kishte ajo ndeshje, unë i kam lënë të lirë të lojtarët.

Kur ke lojtarë të vetëdijshëm nuk duhet t’ia thuash gjithmonë. Kam pasur shumë lojtarë të vetëdijshëm, tek Skënderbeu dhe Tirana në vitin 2003-2004 që ishin djem fantastik që të kuptonin.

Pres një finale të kujdesshme, dhe një lojë e përqendruar në mesfushë. Nëse shkohet me penallti shoh të avantazhuar Donarumën.

Për mendimin tim çdo skuadër që pëson e para merr një goditje psikologjike dhe skuadra që shënon merr një eufori të madhe dhe Anglia është një kombëtare me shumë eufori dhe Italia duhet të tregojë kujdes. Imobile është ai lojtar që do të vertikalizojë shumë dhe është një lojtar i shpejtë dhe Meguajër dhe Stons duhet të jenë të kujdesshëm nga Imobile.

Mançini duhet të ruajë shumë ekuilibrat e skuadrës me Zhorzhinjon dhe Verratin, me këtë formacion që ka ndeshjet e fundit i ka ecur Italisë. Nuk mund të krahasoj Belgjikën me Spanjën në ndeshjen me Italinë sepse Spanja mban topin mjaft mirë, ndryshe luajti Belgjika.

Di Lorenco ka treguar se është i shpejtë dhe mbron gjithashtu. Luk Shou ka treguar qoftë në mbrojtje dhe në dyluftim me topin ka qenë shumë i saktë dhe me golat që ka shënuar Kejn apo ndonjë lojtar tjetër.

Shou ka luajtur më mirë se me Junajtidin tek Anglia. Kieza, Imobile dhe Insinje janë të rrezikshëm dhe mund të jenë deçiziv. Stërling kërkon lojën një kundër një dhe Italia duhet të tregojë kujdes.”, përfundoi Mirel Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat