Eriksen: Nuk e mendonte kështu Victoria...

Futboll

Eriksen: Nuk e mendonte kështu Victoria...

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:18
Eriksen: Nuk e mendonte kështu Victoria...

Sven Goran Eriksson ka zbuluar një prapaskenë të pazakontë mbi David dhe Victoria Beckham dhe… manitë mbi stilin dhe elegancën e gruas së ish-futbollistit të njohur.

Siç ka raportuar AS,  ish-trajneri ka folur për radion suedeze Summer, duke zbuluar një anekdotë interesante në lidhje me gruan e numrit një të Inter Miami.

Ngjarja errëfyer nga Eriksson ka ndodhur në vitet kur ai drejtonte Leicester dhe tentoi të rekrutonte Beckham pas skadencës së kontratës me Los Angeles Galaxy.

Duket se ish-ylli i Anglisë ishte i gatshëm ta pranonte ofertën dhe të kthehej në Premier League. Nuk e mendonte kështu Victoria:

“Jemi takuar në Londër dhe, duke e ditur se kontratat e tij do të skadonte shpejt, i kam propozuar që të vinte te skuadra ime. Ai dukej se do të pranonte në fillim”, ka thënë Eriksson.

“Megjithatë, një ditë më pas Victoria hyri në zyrën time. Më ka parë dhe më ka thënë me ton të ashpër: ‘Sven! Je i çmendur? Arrin të më imagjinosh me të vërtetë në Leicester?’. David më ka kërkuar falje më pas dhe më ka shpjeguar se as Real Madrid nuk kishte mjaftueshëm stil për të…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat