Caktohen çmimet e biletave për ndeshjen Llapi – Shkupi

Futboll

Caktohen çmimet e biletave për ndeshjen Llapi – Shkupi

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Llapi do ta zhvillojë të enjten ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës përballë Shkupit.

Ndeshja e parë në Shkup i takoi skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2:0.

Të enjten, në “Fadil Vokrri” para tifozëve, Llapi do të mundohet ta përmbysë rezultatin dhe të kualifikohet tutje.

15 përqind e kapacitetit të “Fadil Vokrrit” do jetë i mbushur me tifozë, derisa Llapi ka konfirmuar se një biletë do kushtojë dhjetë euro.

Njoftimi i plotë i Llapit:

“Lejohet hyrja e publikut në stadium pa prezencë të testit PCR, vetëm me biletë të personalizuar me emër dhe mbiemërBiletat e ndeshjes nga nesër në shitje

Nesër, e marte në ora 13:00 do dalin në treg biletat e ndeshjes së dytë të raundit të parë kualifikues së Konferencë Ligës, ndërmjet KF Llapi dhe FC Shkupi.

Pika e shitjes do jetë biletaria e klubit në objektin e stadiumit ”Zahir Pajaziti”. Për pika tjera të shitjes do njoftoheni me kohë.

Çmimi i biletës do të jetë 10 Euro për person.

Përshkak të kapacitetit të lejuar 15%, sasia e biletave është e limituar andaj mos humbisni kohë për ta pasur biletën e ndeshjes tuajën.

Të parët për organizimin e ndeshjes me tifozë! Së bashku drejt kualifikimit tutje në raundin tjetër“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat