Kështu mund të luajë Prishtina ndaj Ferencvarosit

Futboll

Kështu mund të luajë Prishtina ndaj Ferencvarosit

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:48
Kështu mund të luajë Prishtina ndaj Ferencvarosit

Prishtina do të luajë në “Fadil Vokrri”, ndeshjen kthyese ndaj Ferencvarosit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Hungari ishte mbyllur me rezultat 3-0 në të mirë të Ferencvarosit, me të gjitha golat që ishin shënuar në pjesën e parë.

Trajneri Zekirija Ramadani  do të tentojë të bëjë pak ndryshime nga ndeshja e parë që të arrijë të paktën një fitore.

Në portë do të jetë Ardit Nika, ndërsa mbrojtja nuk do të ndryshojë me Besnik Krasniqin, Qëndrim Zybën, Leotrim Bekteshin dhe Glendi Micin.

Në mesfushë do të jenë Lorik Boshnjaku dhe Sabjen Lilaj, ndërsa para tyre do të jetë Endrit Krasniqi.

Në sulm pritet të luajë Xhevdet Shabani, së bashku me Leotrim Kryeziun dhe Oto John, shkruan gazeta olle.

Një fitore e Prishtinës do të vlente për grumbullimin e pikëve në renditjen e UEFA-s si për klubin, ashtu edhe për futbollin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat