Kastrati në formë, Dinamo në rrethin e dytë të Championsit

Futboll

Kastrati në formë, Dinamo në rrethin e dytë të Championsit

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:35
Kastrati në formë, Dinamo në rrethin e dytë të Championsit

Skuadra kroate e Dinamo Zagrebit, ku luajnë Arian Ademi dhe Lirim Kastrati, shënoi fitore 2-0 në transfertë dhe me 5-2 eliminoi skuadrën e Vallurit. Tani në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, skuadra kroate do të përballet me Omonian.

Rezultatin e hapi Luka Ivanishec në minutën e 31, ndërsa Valur nuk shfrytëzoi disa raste ideale për të barazuar shifrat e takimit, andaj Miroslav Orshiç konfirmoi fitoren me golin e dytë në rrjetën e Valurit.

Arian Ademi ishte në terren plot 90 minuta dhe nuk arriti që të shënojë gol, pasi që në takimin e parë , në Zagreb, ishte autor I 2 golave , por humbi edhe penallti.

Ndërkohë Lirim Kastrati erdhi në lojë në minutën e 71-të, duke asistuar në golin e dytë për Dinamon, që e realizoi Orsiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat