Silva del nga vetja

Futboll

Silva del nga vetja

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 12:58
Silva del nga vetja

Brazili e humbi finalen e Kupës së Amerikës kundër Argjetinës, por nuk mund të themi me saktësi sesa dëshpërim kishte nga tifozët e krahut tjetër.

Kjo e ardhur për shkakun e një prej lojtarëve më të mirë të të gjithë kohërave, Lionel Mesi, që nuk e kishte fituar ende trofeun e parë me Kombëtaren. Shumë brazilianë po preferonin që Argjentina të ngrinte trofeun.

Këtu përfshiheshin edhe shumë gazetarë nga Brazili që e kishin preferencë kundërshtarin që të triumfonte para Kombëtares së tyre. Kjo ka ngacmuar jo pak lojtarët brazilian, me Thiago Silva-n që ka dalë nga vetja pas ndeshjes.

“Për ata që ishin kundër nesh, shpresoj se jeni të lumtur tani. Por mos pretendoni më që të jemi miq, që të më kërkoni intervista, bileta në stadium për familjen dhe miqtë tuaj, që të më kërkoni fanella apo autografe”, ka thënë mbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat