Pjesa kryesore në projektin e Alban Xhaferit

Futboll

Pjesa kryesore në projektin e Alban Xhaferit

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 15:13
Pjesa kryesore në projektin e Alban Xhaferit

Që në momentin kur Alban Xhaferi është afruar te Vllaznia si qëllim dhe prioritet kryesor ka pasur akademinë e kuqebluve.

Gjithmonë kjo ka qenë pika më delikate për shkodranët që nuk mund të shihnin dot sesi me produktet e tyre furnizohej gjithë futbolli shqiptar, ndërsa qyteti i Shkodrës vuante për rezultate në Superiore.

Së fundmi Xhaferi mori pjesë në seleksionimet që po bëhen në ekipet e moshave të Vllaznisë dhe në rrjetet sociale ka lënë reagimin e tij.

“Me të ardhmen kuq e blu ku i urova që secili prej tyre të bëhet sportist i dalluar për veten e tyre në radhë të parë, për Vllazninë tonë, pse jo dhe më larg.

Dhurata e tyre ishte shumë fantastike dhe përveç 7-tës së Kupës që arritëm këtë sezon, vitin tjetër me ndihmë të Zotit të kemi dhe yllin në fanelë kampion”, shkruan Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat