​PSG kompleton transferimin e Donnarummas

Futboll

​PSG kompleton transferimin e Donnarummas

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 23:06
Paris Saint-Germain

Gjiganti francez Paris Saint-Germain ka transferuar portierin italian Gianluigi Donnarumma, ku ky i fundit ka nënshkruar marrëveshje pesë vjeçare në “Parc des Princes”.

22 vjeçari, i cili priti dy penallti në finalen e Euro 2020 dhe u shpall lojtari më i mirë i Kampionatit, transferohet në Francë si lojtar i lirë nga skuadra e Milanit, përcjell KosovaPress.

Tani, Donnarumma do të jetë në garë me Keylor Navas për pozitën e portierit numër një tek Paris Saint-Germain.

“Jam tejet i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Ndjehem i gatshëm për këtë aventurë të re, dhe do të vazhdojë karrierën time këtu. Me Parisin dua të fitojë sa më shumë që është e mundur, dhe dua të sjell lumturi tek tifozët”, tha Donnarumma në një komunikatë të lëshuar nga klubi i PSG.

Donnarumma bëhet lojtari i tretë që kalon tek Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, pas mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos dhe mesfushorit holandes Georginio Wijnaldum, të cilët ishin pa kontrata tek Real Madridi, respektivisht Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat