Diaz qëndron

Futboll

Diaz qëndron

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:28
Diaz qëndron

Milan dhe Brahim Diaz do të vazhdojnë së bashku. Janë kaluar të gjitha pengesat dhe risia vjen në formulën e akordit. Huazim dhe për një vit tjetër, pa të drejtë blerjeje, kusht ky që do ti lejojë klubit përfitime fiskale. Spanjolli, me 39 ndeshje të luajtura dhe 7 gola në sezonin e kaluar me kuqezinjtë, pritet në Milani dhe klubi do të vazhdojë me të zyrtarizimin e katërt sezonal, pas atyre për blerjen e Maignan, dhe sigurimin përfundimtar të Tonali e Tomori.

Olivier Giroud ndërkohë këtë të premte zhvillon vizitat mjekësore, pasi ka ndërperë pushimet për të kryer ritin e tyre. Më drejtuesit shpresojnë që reparti i sulmit të fitojë gola dhe eksperiencë. Milani ndërkohë shikon për përforcime të tjera. I pari në listë është Kaio Jorge 19 vjecar i Santos, një sulmues i parë që me klubin paulist ka luajtur 75 ndeshje duke shënuar 15 gola.

Vlera e merkatos së tij sot është dicka më tepër se 10 milionë euro. Një biznes në stilin e Milan, një i ri i talentuar që mund ti rritet vlera me fanellën kuqezi. Një ide të cilën klubi mund ta konkretizojë menjëherë por të mposhtur konkurencën europiane, edhe pse futbollisti në janar do të jetë i lirë, në Milano do të kërkojnë ta marrin që në këtë sesion të merkatos.

Merkato e Milanit lëviz edhe në drejtim të qyteteve të mëdha Europiane, që nga Montekarlo për Ballo-Toure në Moskë për Vlasic.

Në Francë klubi ka individualizuar zëvendësin e Theu, Fode Ballo-Toure, 74 prezenca në Monako, klubin e tij aktual, 47 me Lillë, dhe po kaq me të rinjtë e PSG.  Në kurikulim edhe 4 prezenca me Senegalin.

Diskutohet për formulën, për Milanin ideja është që të vazhdojë me huazimin me të drejtë blerje për 4 milionë euro, Monaco do dicka më tepër dhe sigurinë për të arkëtuar në fund të sezonin të ardhshëm. Në Rusi vazhdon pista Vlasic, një nga idetë për trekuartistin.

Për Milanin transferimi duhet bërë me formulën e zakonshme të huazimit por për CSKA e Moskës tratativa mund të nisë vetëm përballë një oferte prej 30 milionë eurosh. Të gjithë emra për tu marrë menjëherë, ndërkohë që Maldini siguroi se e ardhmja e Kessie do të jetë në Milano pasi palët janë ulur dhe po punojnë për rinovimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat