Sarri vendos për Muriqin

Futboll

Sarri vendos për Muriqin

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 13:07
Sarri vendos për Muriqin

Verën e kaluar Lazio shpenzoi një shumë të konsiderueshme parash për shërbimet e Vedat Muriqit, por paraqitjet e tij nuk ishin në nivelin e duhur.

27-vjeçari bëri 34 paraqitje për klubin romak në sezonin e kaluar, ku shënoi vetëm dy gola.

Klubi i Serisë A e bleu Muriqin për të shënuar gola si zëvendësues i Ciro Immobile, por kjo nuk ndodhi. Përveç kësaj, për t’i bërë gjërat edhe më keq, vlera e transferimit të sulmuesit tani ka rënë në rreth vetëm 9 milionë euro, shumë larg asaj që Lazio pagoi për ta blerë atë e që ishte 18.5 milionë euro. Ishte një sezon për t’u harruar për Muriqin dhe largimi i tij nga Lazio nuk përjashtohet.

Sidoqoftë, trajneri i ri Maurizio Sarri dëshiron t’i japë çdo lojtari në skuadër një mundësi për t’u dëshmuar në stërvitjet parasezonale.

Sipas gazetarit turk Yagız Sabuncuoglu, Sarri ka ftuar Muriqin të marrë pjesë në kampin përgatitor për sezonin e ardhshëm dhe varësisht nga paraqitjet e tij do të vendosë nëse qëndron ose largohet.

Muajin e kaluar doli një raport që thoshte se Eintracht Frankfurt, Borussia Monchengladbach dhe Fenerbahçe kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat