Feyenoordi i famshëm në Prishtinë, ja dita dhe ora e zhvillimit të ndeshjes!

Futboll

Feyenoordi i famshëm në Prishtinë, ja dita dhe ora e zhvillimit të ndeshjes!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2021 Në ora: 18:38
Feyenoordi i famshëm në Prishtinë, ja dita dhe ora e zhvillimit të ndeshjes!

Feyenoord nga Roterdami, prej skuadrave me të njohura në Kontinentin e Vjetër, do të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës, hiq më larg se në javën e ardhshme!

Feyenoordi i famshëm do të ndeshet me nënkampionin e Kosovës, Dritën nga Gjilani, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Conference League. 

Një emocion i veçantë për gjithë dashamirët e lojës së futbollit në Kosovë, një skuadër e madhe do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja e parë luhet në Prishtinë, në ditën e enjte të 22 korrikut (në orën 21.00).

Drita po përgatitet për këtë sfidë të madhe, një kokëçarje edhe për kryetrajnerin Ardian Nuhiu sepse janë të vetëdijshëm për fuqinë e rivalit, por pretendojnë befasinë e madhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat