Vëllai i Sadio Mane mund ta kompletojë transferimin te një klub në Kosovë

Futboll

Vëllai i Sadio Mane mund ta kompletojë transferimin te një klub në Kosovë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 11:56
Vëllai i Sadio Mane mund ta kompletojë transferimin te një klub në Kosovë

Malick Mane, 32 vjeçar së fundmi lojtar i Laçit në Shqipëri është duke u stërvitur me Drenicën.

Sipas 99% të gjasave, ai do të bartë fanellën e skuadrës nga Skenderaj në sezonin e ri të Superligës, shkruan gazetari Arbon Flugaj në faqen e tij në ‘facebook’.

Malick është vëllau i madh i superyllit të Liverpool, Sadio Manes.

Para Laçit ai ka luajtur edhe në Suedi, Norvegji, Kazakistan dhe Kinë teksa ka shënuar 79 gola dhe ka dhuruar 37 asistime në karrierën e tij si lojtar profesionist.

Për momentin ai bëhet lojtari me vlerën më të madhe në Superligë, pasi kartoni i tij sipas “transfermarkt” vlen 350 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat