Mos arritja e objektivave...

Futboll

Mos arritja e objektivave...

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 14:00
Mos arritja e objektivave...

Mos arritja e objektivave në sezonin e kaluar, ka sjellë një reformim në klubin e Kukësit.

Teksa jemi në mesin e merkatos, klubi verilindor ka ndryshuar më shumë gjysmën e ekipit dhe një pjesë të madhe të formacionit të parë.

Lëvizjet kanë nisur që në krye të ekipit. Pas largimit të Mirel Josës, drejtimin  e ka marrë italiani Diego Longo, ish-ndihmës i Lucescut te Dynamo Kiyv. Edhe pse ai u zyrtarizua vetëm dje, merkatoja te Kukësi ka nisur prej javësh me ardhjen e drejtorit sportiv Pero Pejc, që është në krye të gjithçkaje tashmë.

Presidenti Gjici paralajmëroi një transformim të klubit pas përfundimit të kampionatit dhe një gjë e tillë po ndodh tashmë. Kukësi është skuadra që ka bërë më shumë lëvizje në merkato. Verilindorët kanë larguar deri më tani 11 lojtarë, ndërsa kanë afruar 9 të tjerë.

Pejiç ka një detyrë të vështirë për të zëvendësuar emra si Eze, Limaj, Hetemaj, Demiri apo Ibraimi të cilët me golat dhe lojën e tyre kanë qenë vendimtarë në disa sfida edhe pse nuk mundën të arrinin objektivat.

Tashmë të Kukësi po futet një frymë e re që nga drejtuesit, lojtarët dhe me ndërtimin e stadiumit të ri, do të jetë një favor më shumë për t’u renditur si pretendentë kryesorë për të fituar titullin kampion në sezonin e ardhshëm. Megjithatë për ta konfirmuar një gjë të tillë, më parë duhet ta shohim ekipin në fushën e blertë, aty ku përcaktohet gjithçka.

Afrime: Ardit Hila, Klejdi Daci, Edison Ndreca, Edi Basa, Alija Krnic, Kreshnik Bahtiri, Donald Rapo, Vitor Feijao, Shqiprim Taipi.

Largime: Patrick Eze, Numan Kurdic, Vesel Limaj, Mehdi Hetemaj, Godberg Cooper, Matheus Leiria, Mate Tsintsadze, Rolandas Baravykas, Blerim Kotobelli, Besir Demiri, Agim Ibraimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat