Katër futbollist nga Maqedonia te Dinamo

Futboll

Katër futbollist nga Maqedonia te Dinamo

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 15:17
Katër futbollist nga Maqedonia te Dinamo

Katër futbollist nga Maqedonia e Veriut do të jenë pjesë e skuadrës së Dinamos nga Tirana.

Gjithçka filloi me firmën e Aleksandar Isaevskit, që të vazhdojë me Goran Siljanovskin, ndërsa së fundit janë prezantuar Besir Demiri dhe Agim Ibraimi.

Këta dy të fundit, ishin pjesë e skuadrës së Kukësit, në sezonin e fundit, ndërsa Ibraimi ishte golashënuesi i parë i ekipit dhe sezonit në Superligën e Shqipërisë.

Me këto përforcime dhe afrimet e tjera të futbollistëve, Dinamo Tiranë do të shtojë konkurencën në Superligën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat