Muriqi në formë

Futboll

Muriqi në formë

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 10:27
Muriqi në formë

Skuadra e Lazios po kryen fazën përgatitore, dhe para fillimit të sezonit, lacialët kanë zhvilluar një miqësore me klubin amator, Top 11 Radio Club 103, të cilin e mposhtën me rezultat 10-0, shkruan Insporti.

Ndeshja u mbyll me shifrat 10-0 për skuadrën e Lazios, e ku titullarë ishin tre futbollistët shqiptarë.

Në portë, luajti nga minuta e parë Thomas Strakosha, teksa nuk munguan edhe Elseid Hysaj dhe Vedat Muriqi, i cili arriti të shënonte njërin nga 10 golat e kryeqytetasëve.

Sulmuesi prizrenas iu përgjigj tifozëve të cilët e kritikuan dje, duke shënuar një nga golat në këtë duel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat