Malisheva përgatitet për edicionin e ri

Futboll

Malisheva përgatitet për edicionin e ri

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2021 Në ora: 10:55
Malisheva përgatitet për edicionin e ri

Malisheva po përgatitet për edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës, e cila në hapje do të ndeshet me kampionin Prishtinën. 

Kryetrajneri Arsim Thaçi po e bën një punë të madhe të përgatitjes së ekipit që të debutojë në mënyrën sa më të mirë.   

“Vazhdojnë stërvitjet e skuadrës në ‘Liman Gegaj’. 

Përgatitjet për edicionin e ri të garave janë në rrugën e duhur dhe skuadra është në formë të shkëlqyeshme.

Pas disa javësh të ngarkuara me aktivitete, ia kemi dalë që të sjellim në klub lojtarë shumë cilësorë dhe të dëshmuar. 

Stafi i klubit është duke punuar akoma në mënyrë intensive dhe skuadra pothuajse është kompletuar.  

Si do që të jetë, ditët në vijim presim që të sjellim edhe transfere tjera dhe të finalizojmë transferimet e këtij afati kalimtar, transfere këto që do t’i japin klubit shtytje dhe konsistencë në edicionin e ardhshëm të garave”, njofton Malisheva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat