Giroud: Jam i lumtur që do të luaj në të njëjtin ekip Ibrën

Futboll

Giroud: Jam i lumtur që do të luaj në të njëjtin ekip Ibrën

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 15:09
Giroud: Jam i lumtur që do të luaj në të njëjtin ekip Ibrën

Olivier Giroud është përforcimi më i fundit i Milanit. Sulmuesi nënshkroi kontratën që do ta mbajë të lidhur me klubin kuqezi për të paktën 2 sezone. Kjo është aventura e parë e francezit në Serinë A dhe në fjalët e tij të para si lojtar i Milanit, ai nuk e fshehu lumturinë që do të veshë fanellën e 7 herë kampionëve të Europës.

“Jam 35-vjeç, por ndjehem si një futbollist i ri. Kam shumë entuziazëm dhe jam i lumtur që do të luaj në një skuadër ku në të shkuarën kanë luajtur tre nga lojtarët e mi më të dashur, Papin , Shevchenko dhe Paolo Maldini. Erdha këtu për një arsye kryesore, dua të luaj në Champions me një klub kaq të madh dhe shpresoj të realizojmë objektiva të madhorë. Jam gati për këtë aventurë të re.”

Ish lojtari i Montpellier, Arsenalit e Chelseat dhe që me Francën u shpall kampion bote foli edhe për origjinën e tij italiane, teksa nuk i kurseu lëvdatat edhe për Zlatan Ibrahimovic.

“Të dyja gjyshet e mia kanë qënë italiane dhe jam krenar që kam origjinë italiane. Kam studiuar gjuhën kur isha në shkollë dhe kulturën. E dua këtë vend, e dashuroj kuzhinën italiane, është fantastike. Jam i lumtur që do të luaj në të njëjtin ekip me Ibrën.

Të jesh i aftë që në moshën 40-vjeçare të bësh ato veprime është diçka e jashtëzakonshme. Impenjimi dhe vendosmëria që tregon janë për tu marrë shembull, unë do kërkoj të bëj të njëjtën gjë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat